Lidhje

Ligjvënësit amerikanë, dakort në parim për planin financiar


Ligjvënës me peshë të Kongresit amerikan thonë se kanë arritur një marrëveshje në parim për marrjen nën kontroll të sektorit të trazuar finanaciar të vendit.

Kryetari i komisionit të senatit amerikan për çështjet bankare, demokrati Christopher Dodd shprehu besimin se Kongresi do të mund ta miratojë projekt-ligjin brënda pak ditësh. Por ai tha se së pari ligjvënësit kanë nevojë të bisedojnë me Presidentin George Bush dhe Sekretarin e Thesarit, Henry Paulson.

Ligjvënësit nuk dhanë hollësi rreth marrëveshjes, por thanë se do të ndihmojë taksapaguesit dhe do t’u dërgojë një sinjal të fortë tregjeve financiare.

Po sot, Shtëpia e Bardhë tha se është bërë përparim i ndjeshëm në përpjekjet për të finalizuar planin prej 700 miliardë dollarësh dhe se presidenti dhe ligjvënësit kishin rënë dakord përnjë kornizë të marrëveshjes.

Presidenti Bush do të takohet sot me udhëheqës të Kongresit si dhe kandidatët presidencialë demokratin Barak Obama dhe republikanin John McCain në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar rreth planit të shpëtimit të ekonomisë amerikane.

XS
SM
MD
LG