Lidhje

Ulet numri i imigrantëve të paligjshëm që futen në SHBA


Numri i imigrantëve ilegalë që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara duket se po bie.

Sipas një raporti të fundit të Qendrës Hispanike Pew, të dhënat e qeverisë lënë të kuptohet se popullsia imigrante pa dokumente në Shtetet e Bashkuara po rritet më ngadalë se sa në fillim të dekadës.

Raporti po ashtu ve në dukje se duket se numri i emigrantëve të ligjshëm që hyjnë në Amerikë është më i madh se ai i atyre pa dokumente.

Qendra Hispanike Pew, një organizatë studimore me seli në Uashingotn, thotë se përfundimet e raportit janë bazuar pjesërisht në të dhënat e Agjencisë së Rregjistrimit të Popullsisë.

Raporti përllogarit se aktualisht në Amerikë ka rreth 12 milionë imigrantë të paligjshëm, rreth 4 përqind i popullsisë totale.

Sipas analistëve, të dhënat nuk tregojnë se përse po bie ritmi i hyrjeve të paligjshme, por ata shtojnë se ligjet më të forta të emigracionit dhe ngadalësimi ekonomik mund të jenë faktorët kryesorë. //mm//

XS
SM
MD
LG