Lidhje

Dy kandidatët presidencialë i bëjnë thirrje Kongresit të veprojë për zgjidhjen e krizës


Dy kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara thanë se shifrat e fundit të papunësisë e bëjnë edhe më të rëndësishme që Kongresi amerikan të veprojë me shpejtësi dhe me përgjegjësi për zgjidhjen e krizës financiare të vendit.

Republikani Xhon Mekein dhe Demokrati Barak Obama bënë deklarata në të cilat i bënin thirrje Dhomës së Përfaqësusve të miratonin planin e shpëtimit të administratës së presidentit Bush.

Të dy kandidatët janë senatorë dhe votuan në favor të një plani të ndryshuar në fillim të javës.

Senatori Mekein tha se raporti i sotëm për papunësinë tregon se ekonomia e vendit nuk është në drejtimin e duhur. Ai tha se nëse zgjidhet president ai do të rregullojë gjithë këtë rrëmujë, i krijuar nga pangopësia e firmave financiare, madje do të korrigjojë shkaqet në rrënjë të krizës.

Senatori Obama tha se në se zgjidhet ai do të rindërtojë klasën e mesme dhe do të hapë vende të reja pune nëpërmjet investimit në infrastrukturën e vendit dhe në energjinë e ripërtërirë. /mm/

XS
SM
MD
LG