Në një
kohë kur vazhdojnë problemet në tregun e kredive dhe rënia në bursë,
ekonomistët amerikanë gjithnjë e më shumë po shprehim mendimin se ekonomia
amerikane është në recesion.
Recesioni është një rënie e vazhdueshme ekonomike që ka zgjatur të paktën 6 muaj. Teknikisht, një komision ekonomistësh të pavarur analizon nëse ka filluar recesioni. Deri tani ky komision, Byroja Kombëtare për Kërkime Ekonomike, ende nuk ka dhënë gjykimin e tij.
Por ekonomistët në takimin e Shoqatës NABE thonë se me rënien e vazhdueshme të çmimit të shtëpive, ngrirjen e tregut të kredive dhe ngadalësimin e shpenzimeve të konsumatorëve, nuk ngrihet më pyetja nëse ekonomia amerikane është në recesion, por sa do të zgjasë recesioni.
Ekonomisi Kris Varvares, presidenti i ardhshëm i Shoqatës NABE, parashikon se ekonomia amerikane do të përjetojë një rënie të thellë dhe të gjatë:
"Probabiliteti po rritet gjithnjë e më shumë për një rezultante edhe më të keqe të prodhimit të brendshëm bruto dhe për një skenar që i përngjet një "humnere pa fund." Shpresojmë se nuk do të shkojnë deri atje gjërat. Shpresojmë që Departamenti i Thesarit dhe Rezerva Federale si dhe banka të tjera qendrore në të gjithë botën nuk do ta lejojnë që gjendja të precipitojë aq keq. Por besimi tek tregu është shumë i brishtë."
40 ekonomistë korporatash që u anketuan 2 javë më parë thanë se nuk do të ketë rritje ekonomike gjatë 3 mujorit të fundit të vitit, duke e mbyllur gjithë vitin me një rritje fare të vogël.
Pritet që viti 2009 të sjellë një përmirësim të vogël. Në rastin më të mirë pritet një rritje prej 2 presje 7 për qind për 3 mujorin e dytë të vitit.
Profesori i Universitetit Princeton Pol Krugman tha në konferencë se Shtetet e Bashkuara janë në të njëjtën ekonomi deflacioni që mbërtheu Japoninë gjatë viteve '90.
Ai shpreh shqetësimin se, edhe nëse
ulet niveli zyrtar i normave të interesit afat-shkurtër nga niveli aktual prej
2 për qind, përsëri institucionet financiare nuk do të jenë të gatshme të japin
kredi. Zoti Krugman paralajmëron se ekonomia amerikane ndeshet me recesionin më
të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai i bën thirrje qeverisë të vërë në
zbatim një tjetër program për t'u kthyer konsumatorëve para nga taksat në
mënyrë që të rriten shpenzimet. //ad//