Lidhje

SHBA heqin Korenë e Veriut nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin


Shtetet e Bashkuara e hoqën Korenë e Veriut nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin, në këmbim të një plani verifikimi që i lejon Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera pjesëmarrëse në bisedimet bërthamore të vëzhgojnë procesin e çarmatimit të vendit komunist.

Departamenti amerikan i Shtetit i bëri të njohura hollësitë e marrëveshjes sot, pas një dite diskutimesh intensive mes ShBA-së dhe 5 vendeve të tjera të angazhuara në bisedime.

Zëdhënësi Shan Mekormek tha se Pheniani përmbushi të gjitha kërkesat e parashtruara nga Shtetet e Bashkuara lidhur me procesin e verifikimit të çarmatimit bërthamor të Koresë së Veriut. Sipas marrëveshjes së re, Koreja e Veriut do të lejojë vëzhgimin e pasurimit të plutonimumit dhe uraniumit dhe çdo aktivitet që ka të bëjë me përhapjen e armëve bërthamore.

Ekspertët e 6 vendeve të përfshirë në bisedimet për marrëveshjen dhe Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore do të lejohen të marrin pjesë në aktivitetin e verifikimit. (ze)

XS
SM
MD
LG