Lidhje

Ukrainë: Gjykata pezullon dekretin e presidentit Jushçenko


Një gjykatë në Ukrainë e pezulloi dekretin e presidentit Viktor Jushçenko për ta shpërndarë parlamentin dhe për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme.

Gjykata e Qarkut në Kiev vendosi të shtunën mbi kërkesën e rivales së presidentit, kryeministres Julia Timoshenko.
Presidenti Jushçenko e apeloi vendimin, megjithatë zyrtarët e zgjedhjeve thanë se do t’i përmbahen vendimit të gjykatës.
Zoti Jushçenko nxori një dekret të enjten, duke caktuar 7 dhjetorin si datën për zgjedhje të reja, pasi shpërndau parlamentin për shkak të mosmarrëveshjeve në formimin e koalicionit të ri.
Koalicioni në pushtet ra muajin e kaluar, pasi përkrahësit e kryeministres iu bashkuan opozitës pro-ruse. në mbështetje të një legjislacioni që do të kufizonte pushtetin e presidentit.//mm//
XS
SM
MD
LG