Lidhje

Irak - Të paktën 11 të vrarë në Bagdat


Policia irakiane njoftoi se nga një sulm me makinë bombë u vranë të paktën 9 veta dhe u plagësn 13 të tjerë në një treg plot me njerëz në Bagdat.

Zyrtarët e sigurimit thanë se sulmi ndodhi të dielën në një rrugë tregëtare në lagjen Baha, e banuar kryesisht nga shiitët në pjesën jug-perëndimore të qytetit.

Në një sulm tjetër, policia tha se zjarri i snajperve vrau të dielën 2 zyrtarë të sigurimit irakian në zonën Mansur të Bagdatit perëndimor.

Ndërkohë, kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, dha urdhër për hetime të menjëhershme lidhur me disa sulme të kohëve të fundit kundër të krishterëve në qytetin e Mosulit në veri të vendit.

Me anë të një deklarate që bëri pas bisedimeve që pati me zyrtarë të krishterë, kryeministri Maliki dënoi dhunën, që ka shkaktuar largimin gjatë javëve të fundit të familjeve të krishtera nga ai qytet. Ai tha se forcat e sigurimit do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të krishterët në këtë vend me popullatë kryesisht myslimane. //mm//

XS
SM
MD
LG