Lidhje

Administrata amerikane ka një plan të ri për të ndihmuar bankat


Administrata e presidentit Bush pritet të bëjë publikenjë plan për të shpenzuar deri në 250 miliardë dollarë për të blerë aksionet e bankave private, në mënyrë që këto të fundit të shtojnë fondet e tyre dhe të rifillojnë me proçesin e huadhënies.

Burime qeveritare dhe të kompanive private thonë se Presidenti Bush do të bëjë publik planin financiar gjatë ditës së sotme në Shtëpinë e Bardhë.

Ata thonë se plani gjithashtu do të përfshijë garanci të përkohshme për kreditë ndërbankare që kanë rëndësi të veçantë për sistemin kreditor të vendit.

E gjitha kjo është pjesë e planit të shpëtimit prej 700 miliardë dollarësh e aprovuar në fillim të këtij muaji nga Kongresi amerikan.

Franca, Gjermania, Spanja dhe Austria janë zotuar se do të japin më shumë se 1 milardë dollarë për të blerë aksionet në disa banka dhe të garantojnë disa kredi.//lk

XS
SM
MD
LG