Sipas një studimi të ri, në Shtetet e Bashkuara, 1 në çdo 5 imigrantë që kanë mbaruar shkollën e lartë janë të papunë ose bëjnë punë të pakualifikuara.
Instituti për Politikën e Migrimit me qendër në Uashington njoftoi këtë javë se më shumë se 1,3 milion imigrantë nuk janë në gjendje të shfrytëzojnë plotësisht diplomën e tyre akademike ose aftësitë profesionale.
Në raportin e Institutit thuhet se imigrantët me aftësi të larta profesionale por që nuk e flasin mirë anglishten janë dy herë më shumë të prirur të bëjnë punë të pakualifikuara se sa ata që e zotërojnë mirë gjuhën.
Studimi ve gjithashtu në dukje se në përgjithësi, imigrantët me shkollë të lartë nga Afrika dhe Amerika Latine kanë më pak sukses në gjetjen e punëve të kualifikuara se ata nga Azia dhe Europa.
Imigrantët
e kualifikuar nga Afrika kanë shkallën më të lartë të papunësisë nga të gjitha
kategoritë e tjera të imigrantëve. //iç//