Lidhje

Bush kërkon durim në procesin e rigjallërimit ekonomik global


Presidenti Bush po u bën thirrje vendeve të botës të tregojnë durim në procesin e rigjallërimit ekonomik global dhe ntë ndjekin politika që i mbajnë të hapura tregjet financiare.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti Bush tha se është sidomos me rëndësi të vazhdohen politikat e tregjeve të hapura në këtë periudhë pasigurish në ekonominë globale.

Më 15 nëntor, Presidenti Bush do të kryesojë një takim ekonomik botëror në Uashington. Ai u bëri thirrje vendeve të cilat do të marrin pjesë që të riafirmojnë përkushtimin ndaj atyre që ai i quajti metoda të sprovuara për krijimin e begatisë dhe shpresës.

Të enjten, ish kreu i Rezervës Federale amerikane, Alan Greenspan, u tha anëtarëve të Kongresit se në industrinë financiare ka nevojë për më shumë rregulla. Gjatë periudhës 18 vjeçare kur ishte në krye të Bankës Qendrore, zoti Greenspan ka qenë kundër rregullave të forta në këtë industri. Ai tha se kriza e tanishme financiare e ka tronditur thellë. //ii

XS
SM
MD
LG