Lidhje

Transplantimi i veshkave. Vlerat e sulfat magnezit


Trasnplantimi i veshkave

Veshkat kryejnë një rol të rëndësishëm. Ato filtrojnë gjakun nga mbetjet dhe ujrat. Urina e prodhuar pastaj del jashtë organizmit duke kaluar nëpër fshikez Por kur të dyja veshkat humbasin aftësinë për të funksionuar, njeriu nuk mund të jetojë gjatë pa filtrim të gjakut apo dializë, ose pa transplantim të veshkës.

Për shumë pacientë, pritja për të marrë një veshkë të dhuruar mund të jetë e gjatë dhe e rrezikëshme. Disa vdesin para se t’u vijë radha. Por ka edhe nga ata, që shpëtimi u ka ardhur nga njerëz krejt të panjohur.

Para një viti Anxhela Hekman and Ron Bunnell, ndodheshin në pritje për të hyrë në sallën e operacionit. Anxhela kishte nevojë për një veshkë. Bunnell kishte pranuar t’ia dhuronte. Ata nuk njiheshin me njeri tjetrin.

Anxhela shprehet me shumë mirënjohje.
"Ai i shpëtoi jetën vajzës time, thotë Lori, e ëma e Anxhelas. E nxitur nga kjo vepër, Lori Salvo ia dhuroi veshkën e saj një gruaje tjetër që kishte nevojë. Ato nuk njiheshin dhe për herë të parë u takuan në një banket. Në vitin 2007, në Shtetet e Bashkuara u kryen 16 mijë operacione për tranpslantimin e veshkave. 6 mijë veshka u dhuruan nga persona të gjallë dhe disa prej tyre nuk njiheshin e nuk kishin asnjë lidhje me pacientët. Gjetja e një dhuruesi të veshkës që t’i përshtatet organizmit të pacientit është një gjë shumë e vështirë, veçanërisht kur pacientët nuk kanë dhurues kandidatë mes pjestarëve të familjes. Në raste të tilla, pacientëve u vjen në ndihmë shoqata Aleanca për gjetjen e dhuruesve. Matt Xhons është një prej këtyre dhuruesve. "Mendova se unë kam dy veshka dhe më nevojitet vetëm një. Në se dikush ka nevojë për të për të jetuar më mirë, ky është sukses. Familja Xhones and Barb Bunell u njohën nëpërmjet një programi në internet. Ai i dhuroi asaj veshkën e tij. Veshka e bashkëshortit Ron Bunell, nuk i përshtatej organizmit të saj. Kështu Ron Bunell ia dha veshkën Anxhelas, nëna e së cilës i dhuroi veshkën Cecilias dhe të gjitha këto lidhje e njohje ndodhën nëpërmjet programit në internet. Doktor Majkëll Ris pranë qëndrës mjekësore të universitetit të Toledos, shpreson se këtë vit klinika e tij do të kryejë rreth 3 mijë transplantime veshkash. Edhe Ron Bunell ndjehet optimist se ky rreth i dhuruesve do të vijë duke u zgjeruar. Ai shpreson se pas një viti kur të mlidhen përsëri, anëtarët e këtij rrethi do të shtohen. Në fakt, një tjetër hallkë u shtua në Houston të Teksasit kur Karey Barret i dhuroi veshkën Brenda Kapas. Familja Kapas tani ka në plan që të ndjekë të njëtën shembull, duke i dhuruar një veshkë një pacienti tjetër në nevojë.

Vlerat e sulftat magnezit

Një studim i ri tregon se kur grave shtatzëne u jepet Sulfati Magnez ose kripë Epsom, kjo pakëson me 50 përqind rrezikun e lindjes së fëmijëve me paralize cerebrale (cerebral palsy.) Aktualisht, 1/3 e të gjitha rasteve të cerebral palsit lidhen me lindje të parakohëshme. Por mjekët kanë zbuluar një trajtim të thjeshtë por të efektshëm që ul rrezikun e këtij çrregullimi neuorlogjik tek foshnjet e lindura parakohe. Shkencëtarët shqyrtuan 2200 gra shtazëne që kishin shenja se mund të lindin para kohe. 50 përqind e këtyre grave u trajtuan me kripë Epsom ose Sulfat Magnezi që iu dha në mënyrë intravenoze, ndërsa pjesës tjetër të grupit iu dha solucion i ngjashëm me Sulfat Magnez por pa ndonjë efekt, ose placebo. Rezultatet treguan se tek nënat qe morën kripë Epsom rreziku i lindjes së foshnjeve të tyre me cerebral plasy u pakësua 45 përqind. Shkencëtarët arsyetojnë se sulfat magnezi ndihmon në qetësimin apo stabilizimin e venave të gjakut tek gratë shtatzëne duke bërë që truri i foshnjeve të furnizohet rregullisht me oksigjen. Autorët e studimit thonë se ky zbulim përbën një nga arritjet më të mëdha në 30 vjetët e fundit në fushën e trajtimit të grave shtazëne me rrezik të lartë për lindje të parakohëshme. Në Shtetet e Bashkuara, kjo mënyrë trajtimi mund të përdoret menjëherë sepse për përdorimin e sulfatit të magnezit nuk nevojitet ndonjë leje a miratim nga ana e agjencisë federale që kujdeset për cilësinë e ushqimit dhe ilaçeve. Studimi u krye nga shkencëtarë të qëndrave mjekësore të mbi 10 universitetetve amerikane. Rezultatet u botuan në numrin e fundit të revistës mjekësore të Nju Englandit.


XS
SM
MD
LG