Lidhje

Gazeta çeke “Resspekt” nuk pranon t'i kërkojë të falur Kunderës


Një e përjavshme çeke nuk pranoi t’i kërkojë ndjesë shkrimtarit Milan Kundera për botimin e akuzave se ai ka treguar emrin e një ish agjenti të perëndimit.

Gazeta çeke “Resspekt”, tha sot se është e gatshme të provojë në gjykatë se përse nuk pranon.

Në fillim të muajit shkrimtari Kundera, i dha gazetës dy javë kohë që të kërkonte ndjesë për akuzat se në vitin 1950 ai i kishte treguar policisë sekrete komuniste identitetitn e agjentit Miroslav Dvoraçek që punonte për shërbimet perëndimore të zbulimit.

Përfaqësuesit e shkrimtarit thonë se ai do t’i drejtohet gjykatës në se gazeta nuk kërkon falje.

Në fillim të muajit, gazeta e përjavshme botoi disa okumente rreth shkrimtarit Kundera, të

Shkrimtari shprehu habi kur u njoh me shkrimin e gazetës dhe thekson se ngjarjet për të cilat është shkruar, janë të pavërteta. //iç//

XS
SM
MD
LG