Lidhje

Portreti i kandidatit demokrat për nën president Xho Bajden


Ne përzgjedhjen e Senatorit demokrat Xho Bajden si kandidati demokrat për nënpresident zoti Obama pati parasysh përvojën e tij të gjatë në politikën e jashtme dhe në çështje të tjera. Ekspertët thonë se gjithashtu origjina nga klasa punëtore e senatorit Biden po ashtu e ka ndihmuar senatorin Obama të bënte për vete grupe kyçe votuesish demokratë. Aftësitë personale dhe politike të Xho Bajdenit, prirja e tij për të folur hapur, që doli në pah gjatë fushatës, por edhe në debatin mes dy kandidatëve për nënpresident, kanë qenë të rëndësishme për të zgjeruar mbështetjen e senatorit Obama tek një pjesë e madhe e elektoratit.

Kur Xho Bajdeni u përzgjodh si kandidat për nënpresident në gusht, ai solli me vete përvojën e tij të gjatë si senator në fushatën e senatorit Barak Obama.

Analistët politikë thonë se kandidati Obama ka pasur disa arsye strategjike për zgjedhjen e zotit Biden.

Profesori Robert Dudlei nga Universiteti Xhorxh Mason në Virxhinia thotë se senatori Biden mund t’i bëjë ballë një pike të fortë që e ka kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Senatori John McCain.

“Zoti Bajden i sjell kandidaturës demokrate përvojë në politikën e jashtme të të njëjtit niveli me atë të zotit McCain”.

Zoti Bajden është kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të senatit amerikan dhe ka shkuar gjatë viteve të tij si senator në zona koflikti, përfshirë Irakun dhe Gjeorgjinë.

Analistët thonë se një arsye tjetër me rëndësi për zgjedhjen e zotit Biden ishte për të siguruar votat në shtetet kyçe verilindore si Pensilvania dhe Ohajo. Zoti Obama u mund nga senatorja Hillari Klinton. Profesori Alan Lihtman i Universitetit Amerikan.

“Ai është një demokrat me origjinë të thjeshtë dhe kjo është tërheqëse për votuesit e bardhë të shtresës punëtore”.

Xho Bajden ka përfaqësuar shtetit e Dellauerit për 36 vjet. Përveç përvojës së tij në politikën e jashtme, ai ka shërbyer edhe si kryetar dhe anëtar i lartë i Komisionit Gjyqësor i cili voton kandidatët për në Gjykatën e Lartë.

Zoti Bajden është 65 vjeç dhe lindi në një qytet punëtorësh në Pensilvani. Ai ishte vetëm 29 vjeç kur u zgjodh për herë të parë në senat në vitin 1972. Pak pas zgjedhjes në senat një aksident me makinë i shkatërroi jetën private.

Senator Xhoe Bajden, Intervistë për rrjetin ABC, 13 Dhjetor 2007

"Kur gruaja dhe vajza ime vdiqën në aksident, u ktheva në shtëpi nga spitali me dy djemtë që ishin plagosur keqazi. Motra ime dhe bashkëshorti i saj, pa më pyetur, lanë shtëpinë e tyre dhe erdhën të jetonin me mua të më ndihmonin të rrisja fëmijët e mi." - tha ai

Zoti Bajden u martua me gruan e dytë Xhill, një profesore kolegji rreth 20 vjet më parë.

Ai tentoi për herë të parë për të fituar emërimin si kandidat demokrat për president në vitin 1988. Fushata e tij u ndërpre kur një prej fjalimeve të tij u mendua të ishte kopjuar nga një deputet britanik. Që prej asaj kohe, zoti Biden u përqendrua në punën e tij në senat deri në vitin e kaluar kur i hyri edhe një herë garës presidenciale.

Zoti Bajden i shprehu haptazi idetë e tij për politikën e jashtme gjatë fushatës. Në Filadelfia të Pensilvanisë tetorin e kaluar ai akuzoi “Luftën kundër Terrorit” të administratës së presidentit Bush.

“Shtetet e Bashkuara kanë bërë që të moderuarit në Pakistan dhe Afganistan të fshihen. Kjo vë në rrezik njerëz si presidenti afgan Karzai apo ai i Pakistanit, Musharraf.”

Por në garën e parë paraprake demokrate të shtetit të Ajovas, zoti Biden humbi ndjeshëm ndaj zotit Obama dhe kandidatët e tjerë demokratë. Senatori Biden i dha fund fushatës së tij të nesërmen.

Por më 23 gusht, ai u shfaq në Springfield të Ilinoit, në krah të zotit Obama si kandidati i tij për nënpresident. Katër ditë më pas, në Kuvendin Kombëtar të Demokratëve, ai shfaqi energjinë për të cilën ai njihet.

Senatori Xhoe Bajden, Denver, Kolorado, Kuvendi i Demokratëve

“Po jetojmë në një kohë të jashtëzakonshme. Këto janë zgjedhje të jashtëzakonshme. Populli amerikan është gati. Unë jam gati, Barak Obama është gati. Është koha jonë, koha e Amerikës”.

Prirja e zotit Bajden për të folur hapur u vu re gjatë fushatës dhe doli në pah edhe në debatin me kandidaten republikane për nënpresidente, Sara Pejlin.

(Bajden) “Guvernatorja Sara Pejlin nuk iu përgjigj pyetjes për rregullat në sektorin financiar”.

(Pejlin) “Ndoshta unë nuk u përgjigjem pyetjeve ashtu siç do drejtuesi i debatit, ose ju. Por unë do t’i drejtohem direkt popullit amerikan”.

Vëzhguesit thonë se aftësitë personale dhe politike të Xho Bajdenit, kanë qenë të rëndësishme për të zgjeruar mbështetjen e senatorit Obama tek një pjesë e madhe e elektoratit. //mm//

XS
SM
MD
LG