Lidhje

Informacioni i parë i zbulimit për presidentin e zgjedhur Obama


Zyrtarët amerikanë thonë se presidenti i ri i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, do të informohet për herë të parë këtë javë nga shërbimi i zbulimit.

Zyrtarë të lartë të Agjencisë Qendore të Zbulimit, CIA-s, thanë se do ta informojnë atë nesër, për t’i dhënë informacionin sekret që nuk e merrete si senator.

Kur të fillojë detyrën e presidentit në muajin janar, zoti Obama do të ketë përballë sfidat e dy luftërave dhe një ekonomi që po shkon drejt recesionit.

Zoti Obama ëst ëzotuar t’i japë fund luftës në Irak dhe të mposhtë al-Kaidën dhe talebanët në Afganistan.

Këtu në Shtetet e Bashkuara, atij i duhet të udhëheqë përpjekjet për të reformuar sistemin financiar në krizë dhe për të gjallëruar ekonominë amerikane që ka pësuar disa nga goditjet më të rënda që nga Kriza e Madhe Ekonomike e viteve 30-të. //iç//


XS
SM
MD
LG