Presidenti i porsazgjedhur amerikan Barak Obama foli para një numri të madh përkrahësish në Çikago. Ai tha se zgjedhja e tij historike tregon se Amerika është vendi i mundësive të mëdha.
Zoti Obama tha se votuesit amerikanë i dërguan një mesazh botës, se Amerika, është me të vërtetë një grup shtetesh të bashkuara.
Ai tha se zgjedhja e tij si presidenti i parë afrikano-amerikan është provë e fuqisë së demokracisë dhe tregoi se ëndërra e themeluesve të Amerikës është e gjallë.
Zoti Obama përgëzoi rivalin e tij, senatorin republikan Xhon Mekein, për arritjet e tij dhe e falënderoi për shërbimin që i ika bërë vendit, si oficer i marinës amerikane, i burgosur lufte dhe punën e tij në shërbim të popullit.//lk