Por ai thotë se ekonomia vazhdon të jetë e brishtë. Paulson tha gjithashtu se plani financiar i Uashingtonit prej 700 miliardë dollarësh po e ndryshon fokusin nga blerja e investimeve të dështuara në blerjen e aksioneve të bankave në vështirësi.
Ai tha gjithashtu se industria bankare ka përfituar nga ndihma e qeverisë dhe se regullatorët po i nxisin bankat të fillojnë dhënien e kredive për konsumatorët e besueshëm. Tregu i bllokuar i kredive është një ndër shkaqet kryesore të krizës ekonomike.
Më parë, kreu i Bakës së Anglisë Mervyn King shprehu gatishmërinë për uljen e interesave në përpjekjet për të nxitur ekonominë britanike. Ai i bëri komentet pas njoftimeve se papunësia në Britani është tani në nivelin më të lartë në disa vite.
Veprimet e Londrës mund të ndihmojnë në nxitjen e shpenzimeve duke e bërë
më të lirë dhënien e huave për konsumatorët që kanë nevojë të blejnë shtëpi dhe
për kompanitë që blejnë pajisje të nevojshme për të zgjeruar biznesin dhe për
të marrë njerëzit në punë. //rd//