Filmi më i fundit me Bondin e famshëm, mbas Europës dhe Azisë, është ndalur dhe në SHBA për premierën e tij.
“Quantum of Solace” është vazhdimi i filmit paraardhës me Xjems Bond, “Casino Royal”. Mbasi ivrasin gruan që dashuronte, Bond vendos të hakmerret. Filmi nis me përpjekjet e Bondit dhe agjentes M (e interpretuar sërish nga Xhudi Denç), për të zbuluar lidhjet dhe organizatën që përvetësoi paratë e fituara nga Bondi në kazino. Por lidhjet e kësaj organizate ishin më të komplikuara dhe më të rrezikshme nga sa mendohej.Ditën e martë, Daniel Kreig dhe Xhefri Rajt, ishin pjestarët e stafit realizues të këtij filmi, të cilët morën pjesë në ceremoninë e përvitshme të organizuar nga Instituti i Filmit Tribeka, TFI. Mes të pranishmëve në ceremoninë e përvitshme ishin edhe aktori Robert de Niro, Debra Mesing e cila interpreton në telefilmin ”The Starter Wife”, Beki Njuton që luan në telefilmin "Ugly Betti” e të tjerë.
Xhenifer Aniston, rikthehet në rrjetin NBC, në të cilin ka startuar karrierën e saj, me serialin “Friends”.
Aniston është personazh në programin televiziv ”30 Rock”, ku ajo interpreton Kleër Harper, personazh i cili ka vetëm një qëllim: të fitojë vëmendjen e Xhekut, interpretuar nga Alek Bolduin. Programi televiziv, ka si personazhe kryesore përveç Alek Bolduin edhe Tina Fei. Është hera e parë që Aniston rikthehet në një program televiziv, pas përfundimit të serialit televiziv “Friends” 10 vite më parë.
Ndërkohë Aniston nuk ka nguruar të flasë në një intervitë televizive për marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pit, për të cilin thotë se e admiron për gjithçka ka arritur në periudhën që ata nuk janë më bashkë. Gjithashtu, ajo thotë se ata flasin dhe kanë një marrëdhënie normale.
Ndërkaq, ajo ka komentuar mbi një intervistë të Anxhelina Zholisë, duke thënë se Zholi nuk ka pse jep hollësi rreth lidhjes së saj me Brad Pit, ndërkohë që ai konsumonte martesën me Aniston. 39 vjeçarja Aniston, për momentin ka një marrëdhënie dashurie me këngëtarin 31 vjeçar Mayer, një marrëdhënie me shumë ulje – ngritje.//rd//