Shtëpia e Bardhë thotë se një mesazh i al-Kaidës që përmban fyerje raciale për presidentin e zgjedhur Barak Obama është i ulët dhe i shëmtuar.
Zëdhënësja Dana Perino tha të mërkurën se reagimi i parë i grupit terrorist për zgjedhjen e zotit Obama është një kujtesë se me çfarë njerëzish ballafaqohen Shtetet e Bashkuara.
Një një faqe elektronike, një zë që e identifikon veten si komandanti numër dy i al-Kaidës, Ajman al-Zavahiri, i referohet zotit Obama në arabisht si skllavi i shtëpisë. Titrat në anglisht të përkthimit ishin zezak i shtëpisë, një frazë e përdorur për t’ju referuar afrikano-amerikanëve të nënshtruar nga të bardhët.
Zavahri gjithashtu fyen disa afrikano-amerikanë të shquar si Sekretaren e Shtetit Kondoliza Rajs dhe ish Sekretarin e Shtetit Kolin Pauëll.
Nuk ka patur një reagim të menjëhershëm nga ekipi i tranzicionit të zotit Obama. Në sulmet personale thuhet gjithashtu se zoti Obama u ka kthyer shpinën rrënjëve të të jatit të tij mysliman. (ze)