Lidhje

Rusi: Projekt-ligji për zgjatjen e mandatit presidencial, më afër miratimit


Një projekt-ligj për zgjatjen e mandatit presidencial në Rusi është edhe më afër miratimit. Ligjvënësit e Dhomës së Ulët të Parlamentit të Rusisë, Duma, votuan sot me shumicë dërmuese votash, 351 me 51 për miratimin e ligjit.

Ky ligj do të shërbejë si shtojcë kushtetuese për sanksionimin e mandatit presidencial në 6 vjet.

Vetëm partia komuniste e opozitës votoi kundër projekt-ligjit. Jashtë Dumës, edhe anëtarë të partisë liberale Yabloko demonstruan kundër projekt-ligjit.

Grupet e opozitës e kanë kritikuar ashpër planin. Ata kanë frikë se mos amendamentet kushtetuse do të shërbejnë si justifikim për zgjedhje të parakohëshme, në të cilat, ish presidenti Vladimir Putin, tani në postin e kryeministrit, mund të bëjë fushatë për postin e presidentit.

Ndërkaq, një zëdhënës i Kremlinit tha se zoti Putin do të zhvillojë dialogun e zakonshëm pyetje-përgjigje me popullin rus në muajin dhjetor. Ai e filloi këtë praktikë kur ishte president. (ze)

XS
SM
MD
LG