Lidhje

Kosovë: Arrestohen tre gjermanë për shpërthimin


Zyrtarë të policisë në Kosovë thanë se tre shtetas gjermanë janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në një sulm ndaj zyrës civile ndërkombëtare në Prishtinë ditë më parë.

Një zëdhënës tha se tre të arrestuarve u është caktuar masa treditëshe e paraburgimit. Ata dyshohen për siç thuhet, "shkaktim të rrezikut të përgjithshëm". Policia tha se është ende herët të flitet për çfarëdo motivesh për këtë sulm dhe se tre shtetasit gjermanë ishin në Kosovë privatisht dhe nuk ishin të angazhuar në ndonjë mision.

Më 14 nëntor një mjet shpërthyes për të cilin policia beson se ishte një masë e tipit tritol prej 200 deri në 400 gramë, është hedhur në oborrin e zyrës civile ndërkombëtare. Shpërthimi la pas vetes dëme materiale por pa pasoja në njerëz.

Udhëheqës vendas e ndërkombëtarë e dënuan shpërthimin duke e cilësuar atë si vepër të atyre që siç thuhet 'nuk ia duan të mirën Kosovës". //kk//

XS
SM
MD
LG