Lidhje

Skema piramidale financiare prek Kolombinë


Autoritetet kolombiane po i kërkojnë Panamasë të arrestojë dhe ekstradojë drejtuesin e një kompanie e ndërlikuar në një skemë piramidale.

Prokurori i përgjithshëm i Kolombisë, gjenerali Mario Iguaran thotë se të dhënat kundër firms DMG dhe pronarit të saj, David Murcia Guzman, tregojnë se kjo kompani ishte ndërlikuar në pastrim parashë.

Zyrtarët thonë se në këtë çështje janë ndërlikuar edhe persona të tjerë dhe dy prej tyre janë arrestuar. Përfaqësuesit e firmës DMG mohojnë se kjo kompani ka mashtruar investitorët.

Qeveria kolombiane ka sekuestruar pronat e firmës DMG dhe të një kompanie tjetër, që mendohet se janë ndërlikuar në skemën piramidale financiare, shembja e së cilës shkaktoi trazira vdekjeprurëse në vend dhe humbje prej miliona dollarësh për investitorët.

XS
SM
MD
LG