Lidhje

Ekzekutivët shkaktojnë zemërim me udhëtimin luksoz


Ndërsa drejtuesit e tre kompanive të automobilëve po përpiqen të sigurojnë hua miliarda dollarëshe për firmat e tyre, gjatë dy ditëve që ata dëshmuan në Kongres, udhëtimi i tyre nga Detroiti në Washington tërhoqi vëmendje të madhe. Të tre drejtuesit udhëtuan me avionë privatë, dhe kritikat ndaj tyre nuk munguan.

Drejtuesit e autoindustrisë vendosën të mos i vinin veshin kritikave rreth njoftimeve se kishin fluturuar në Washington me aeroplanë privatë për t’i kërkuar Kongresit një ndihmë prej 25 miliard dollarësh.

“Është njëlloj sikur të shikosh dikë me kostum që kërkon ushqim falas. Kjo të bën të dyshosh.”

Drejtuesit e lartë të autoindustrisë u ndeshen me kritika të ashpra si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët.

“Fakti që ju përdorët aeroplanët privatë dhe shpenzuat dhjetëra mijëra dollarë që të vini në Uashington dhe të kërkoni para, tregon arrogancën tuaj”, tha anëtari republikan i Kongresit Patrik Mekhenri.

Informacionet e mbledhura nga shtypi kanë zbuluar se këto kompani kanë shpenzuar sëbashku disa qindra milion dollarë për të blerë dhe operuar një flotë aeroplanësh privatë të prodhimit të fundit.

“Cili prej jush ka në plan të shesë aeroplanët privatë dhe të kthehet në shtëpi me linja transporti? Me sa duket asnjë”, tha demokrati Bred Sherman.

GM-i dhe Ford-i thonë se drejtuesve të lartë u kërkohet përdorimi i aeroplanëve privatë në bazë të rregullave të korporatës. Ndërkohëq drejtori ekzekutiv i GM-it, Rick Wagoner, tha se tani do ta përdorte më rrallë aeroplanin.

“Të them të drejtën, kam qënë shumë i zënë me punë saqë kam udhëtuar shumë pak”.

Ndërkohë media amerikane reagoi ashpër ndaj drejtuesve të lartë të tre kompanive më të madha amerikane të industrisë së automobilëve.

Në fund të ditës, drejtuesi i Fordit, Alan Mulally fluturoi drejt Detroitit në aeroplanin e tij privat me një kosto prej afro 20 mijë dollarësh vajtje-ardhje. Aeropani privat u fut më pas në hangar ku drejtuesi i lartë mund të dalë e të hyjë në makinën e tij, pa u përballur me të ftohtit apo me kamerat.//kk//

XS
SM
MD
LG