Lidhje

Filmi Twilight në kinematë amerikane


Nisi paraqitjen në kinematë amerikane, filmi ‘ Twighlit” i cili bazohet në romanin me të njëjtin titull të autores Stephenie Meyer. Ky film pritet me padurim kryesisht nga adoleshentët amerikanë, ndërsa kritikët presin që ai të ketë shikueshmërinë më të lartë . Ndërkaq në tregun amerikan të DVD-ve, janë hedhur filmat më të fundit në prag të festës së Falenderimeve.

Filmi”Twilight” nga dita e sotme (21 nëntor) është në kinematë amerikane. Një prej filmave më të pritshëm nga adoleshentët, mendohet që të ketë shikueshmëri të lartë dhe numrin më të madh të biletave të shitura. Filmi është bazuar në librin me të njëjtin titull, i cili tregon marrëdhënien e dashurisë mes një vajze adoleshente të quajtur Bella dhe një vampiri me emrin Eduard, histori që zhvillohet në një qytetin verior të Forksit në Washington ku vazhdimisht bie në shi. Bella jeton me të jatin e divorcuar, ndërsa Edward, i përket një familjeje vampirësh.

Dashuria mes një njeriu dhe një krijese që jeton me gjak njerëzor, dhe përpjekjet për të sfiduar rreziqet dhe vështirësitë e kësaj dashurie janë fabula e këtij filmi. Nga romani me të njëjtin titull, në të cilin është bazuar ky film, janë shitur rreth 18 milion kopie në gjithë botën. Dy aktorët kryesorë të filmit, ishin të befasuar teksa kalonin në tapetin e kuq, dhe dëgjonin ovacionet e publikut në sfond. Kristen Stewart, e cila interpreton protagonisten kryesore të filmit, Bella, nuk është krejtësisht e panjohur për publikun.

Ajo ka interpretuar me Jodie Foster ne filmin ”Panic room”, si dhe në filmin e Sean Penn-it “Into the Wild”. Këtë javë në Shtetet e BAshkuara, janë hedhur në tregun e DVD, këta filma:

WALL –E , film i cili tregon robotin sipmatik WALL E që mbetet në Tokë, dhe mbasi njerëzi e braktisin planetin e tyre të papërshtatshëm për të jetuar si pasojë e ndotjes.

Tropic Thunder është një film me regji të Ben Stiller, i cili është njëkohësisht dhe aktori kryesor sëbashku me Robert Downey Jr dhe Jack Black.

The Sisterhood Of The Traveling Pants 2 bashkon sërish 4 mikeshat e dikurshme, që vishnin një palë pantallona të cilat iu sillnin fat.

Gjithashtu është hedhur në tregun amerikan dhe një DVd me përmbledhjen më të mire të filmave të vlerësuar me çmimin Oscar, duke nisur nga filmi ”It Happend One Night” i vitit 1934 e deri tek filmi “Ghandi” i vitit 1982.

Gjithashtu është rikthyer filmi”të 300-tët”, dvd-ja e të cili shoqërohet me një film dokumentar rreth historisë së 300 spartanëve, një kopije dixhitale e filmit, si dhe dhurata të tjera.

Ndërkaq në treg është dhe sezoni i parë i serialit mjaft të sukseshëm për fëmijë në Amerikë, “Hanna Montana” me protagoniste Milley Cyrus.

XS
SM
MD
LG