Lidhje

Shqipëri: Partia Socialiste denoncon projekt-buxhetin


Në Shqipëri kryetari i partisë socialiste Edi Rama tha sot se projekt buxheti që po dikutohet në parlament është dëshmi e dështimit të qeverisë dhe premtimeve të bëra prej saj në vitin 2005.

Sipas kryetarit socialist aspekti më i prekshëm e siç u shpreh ai dramatik për shqiptarët është shtrenjtimi galopant i jetesës dhe rënia e fuqisë blerëse së familjeve shqiptare gjë e cila sipas opozitës zhvlerëson rritjet e rrogave dhe pensioneve nga ana e qeverisë.

Por qeveria edhe mbrëmë gjatë debatit për buxhetin, që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, e vlerësoi atë me tone tejet optimiste dhe si më të madhin në vlerë, afër 5 miliard dollarë, të hartuar ndonjëherë nga një qeveri në Shqipëri.

Sipas projektit pagat dhe pensionet do të rriten 15 përqind, ndërsa rritja ekonomike parashikohet po në nivelet e 6 përqind, ndonëse Fondi Monetar flet për një nivel 3.5 deri 4 përqind si pasojë e efekteve të krizës financiare globale. Miratimi në parim i buxhetit u shty për të hënën e ardhshme pas largimit nga salla të opozitës. //kk//

XS
SM
MD
LG