Lidhje

Dhuna ndaj gruas në botën arabe, temë debatesh


Dhuna kundër grave ka qënë një temë e debatueshme në botën arabe. Disa ekspertë të islamizmit favorizojnë të drejtën e burrit për të ndëshkuar fizikisht gruan e tij. Por disa ekspertë të shquar në Egjypt, favorizojnë të drejtën e grave për t’u vetmbrojtur në rastet e dhunës martesore.

Tema e burrave që rrahin gratë ka qënë prej temë debatesh në botën islame, me ekspertë të ndryshëm që e dënojnë atë dhe me të tjerë që këmbëngulin se një gjë e tillë duhet të jetë e ndaluar, ose të paktën të ketë një masë. Por disa fatva, apo dekrete islamike, kohët e fundit në Turqi dhe Arabinë Saudite, ku islamikë të lartë kanë vendosur që gratë kanë të drejtë të luftojnë nëse rrihen, ende sfidohen në disa zona dhe janë vështirë të zbatohen. Nehad Abu El-Komsan është aktiviste e të drejtave të grave në Egjypt.

“Gratë mund të marrin në telefon policinë, e cila supozohet të përgjigjen për t’i mbrojtur ato. Por ajo që ndodh është se policia në Egjypt kujdeset për gjëra të tjera dhe e konsiderojnë këtë si një marrëdhënie private e kështu nuk përgjigjen në kohë. Pra gratë kanë të drejtë të shkojnë në polici, të kërkojnë raport dhe ta çojnë çështjen në gjyq. Aty varet se çfarë besojnë gjyqtarët. Disa japin dënime të rënda ose vendimi i gjykatës bëhet vetëm për t’u treguar burrave se nuk kanë të drejtë, por kjo nuk është e mjaftueshme”.

Studiuesit e islamizmit, edhe pse kanë mendime të ndryshme, po i afrohen më shumë konceptit perendimor për të drejtën e grave për t’u vetëmbrojtur. Ky është pozicioni i marrë së fundi nga kryetari i Komisionit të Al Azharit për fatvat, Sheik Abd al hamid Al Atrash, i cili i tha Zërit të Amerikës se gratë kanë të drejtë të vetmbrohen kur burrat i rahin keq dhe pa qënë nevoja.

“Gratë që nuk i dëgjojnë burrat dhe rrihen prej tyre për këtë arsye, deri në pikën që e vënë jetën e tyre në rrezik, atëhere gratë kanë të drejtë të vetmbrohen ose të kërkojnë ndihmë, sipas ligjit islamik”.

Ndërsa dënon trajtimin e egër të grave nga burrat, Sheik Al Atrash megjithatë thotë se islamizmi i lejon burrat të frenojnë gratë e pabindura. Sheikh al Atrash argumenton se islamizmi u jep burrave një sërë masash për t’i bërë gratë e tyre të urdhërohen, duke përdorur forma të ndryshme disiplinore, nga qortimet verbale deri tek ndarjet e përkohshme. Ai shton thënien e Profetit Muhamet, suna, që ndalon çdo gjë më shumë sesa një disiplinë të lehtë fizike.

Televizioni Al Arabija njoftoi se një anëtar i lartë i Këshillit konsultativ Shura në Arabinë Saudite, Sheikh Abd al Mohsen Al Abekhan vendosi kohët e fundit një fatva të publikuar gjerësisht, se një grua ka të drejtë të përdorë të njëjtën dhunë kundër burrit të saj. Një studiues turk menjëherë e hodhi këtë vendim në gjyq.

Në Liban, kleriku i lartë shiit Ajatollah Mohammed Hussein Fadlallah doli në mbështetje të së drejtës së gruas për t’u vetmbrojtur në një gjykim që tronditi botën shiite, disa vjet më parë, dhe myftiu suni i Libanit Abd al Rashid Kabani mori një vendim të ngjashëm vitin e kaluar. Megjithatë shumë studiues të islamizmit nuk janë dakort me fatvat e fundit, apo dekretet islamike, si Valid bin Hadi në Katar i cili argumenton se dhuna duhet të përdoret për të disiplinuar disa gra.

“Të gjithë duhet ta dinë se rrahja lejohet nga ligji islmaik si ndëshkim. Askush nuk mund ta mohojë këtë pasi është urdhër i Zotit që e ka krijuar njeriun. Në se blini një pajisje, merr me të manualin për ta vënë në veprim. Në këtë mënyrë, Zoti u dha njerëzve Kuranin për t’i mbajtur të gjithë në rrugën e tij”.

Megjithë fatvat e fundit që lejojnë gratë të përgjigjen kur rrihen, numri i atyre që janë në favor apo kundër këtij vendimit duket qartë në faqen elektronike të televizionit Al Arabija. Shumica e burrave duket se mbrojnë idenë e rrahjes së grave, ndërsa shumica e grave e kundështrojnë atë. //ad//

XS
SM
MD
LG