Lidhje

Bush, thirrje për të dalë nga kriza ekonomike globale


Presidenti Bush u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të përqafojnë politikat e tregjeve dhe tregtinë e lirë, për ta ndihmuar botën të dalë nga kriza ekonomike aktuale.

Zoti Bush foli sot në Takimin për Bashkëpunimin Ekonomik të Vendeve të Azi-Paqësorit, APEK-ut, që po zhvillohet në Lima të Perusë. Presidenti tha se tre forca madhore për rritjen ekonomike janë “tregjet e lira, tregtia e lirë dhe popujt e lirë”.

Zoti Bush tha se kërcënimi më i madh për begatinë ekonomike është ndërhyrja e tepërt e qeverive në tregje, por ai pranoi se nganjëherë ndërhyja është e nevojshme.

Zoti Bush po ashtu përshëndeti përfitimet nga marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe tha se udhëheqësit botërorë duhet ta vazhdojnë bashkëpunimit për pakësimin e barrierave tregtare në nivel botëror.

Presidenti Bush po përpiqet të sigurojë mbështetje për masat e premtuara në takimin e Grupit të 20-ëshes në Washington javën e kaluar të udhëheqësve botërorë të ekonomive më të mëdha dhe atyre që po fuqizohen me shpjetësi.//ii

XS
SM
MD
LG