Lidhje

Merkel: Lajme të këqia për ekonomitë evropiane


Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi se 2009-ta do të jetë një vit “me lajme të këqia” për ekonomitë evropiane.

Në një intervistë që do të publikohet të dielën në një gazetë gjermane, zonja Merkel thotë se ndërhyrja e qeverisë ka ndihmuar në stabilizimin e tregjeve financiare, por se këto të fundit ende kanë nevojë për besimin e nevojshëm që të rimëkëmben.

Zonja Merkel po ashtu i bëri thirrje BE-së të investojë në shpejtimin e linjave të internetit dhe të modernizojë sistemet e shpërndarjes së energjisë. Ajo thotë se investime të tilla do të ndihmojnë për fuqizimin dhe rritjen e ekonomisë evropiane.

Ndërkohë, gjigandi holandez i elektronikës Philips njoftoi sot se do të shkurtojë rreth 2 mijë vende pune nga sektorët që merren me mbulimin mjekësor të punonjësve. Po sot, mediat britanike njoftuan se Ministri i Financave Alistair Darling do të kërkojë rritjen e taksave, që shihet si mundësia e vetme për një paketë ndihmash për ekonominë britanike, gjithashtu në krizë.//ii

XS
SM
MD
LG