Presidenti i zgjedhur Barak Obama emëroi sot Peter Orzag si Drejtor të Zyrës së Buxhetit dhe e udhëzoi atë të analizojë shpenzimet qeveritare për të kursyer miliarda dollarë nga programet që nuk janë më të nevojshme.
Presidenti i zgjedhur tha se reforma buxhetore është jetike në një kohë kur deficiti buxhetor po shtohet dhe ekonomia po bie.
Po sot adminsitrata e Presidentit Bush njoftoi ndihma të reja për sektorin e goditur rëndë të shtëpive, që u bë shkas për krizën e tanishme ekonomike.
Qeveria do të blejë deri në 200 miliardë dollarë në vlerë aksionesh që bazohen mbi kreditë e shtëpive, në mënyrë që bankat të kenë më shumë kapital në dispozicion për të dhënë hua të reja.
Sekretari amerikan i Thesarit Henri Polson tha se programi synon të shtojë shpenzimet në rënie të konsumatorëve duke ofruar programe të reja për firmat që lëshojnë karta krediti, që japin hua për studentët ose për blerjen e makinave. (ze)