Lidhje

Parlamenti irakian miraton paktin e sigurisë me SHBA


Parlamenti irakian miratoi një marrëveshje sigurie me Shtetet e Bashkuara, e cila do të lejojë trupat amerikane të qëndrojnë në Irak deri në fund të vitit 2011.

Shumica e ligjvënësve irakianë e miratuan marrëveshjen sot në Bagdat duke ngritur duart. Votimi u bë pasi udhëheqësit shiitë bindën partitë suni që të mbështesnin marrëveshjen në këmbim të reformave politike të kërkuara nga ligjvënësit suni.

Tani marrëveshja e sigurisë duhet të miratohet nga këshilli presidenial irakian me 3 anëtarë, para se të hyjë në fuqi.

Kjo marrëveshje do të zëvëndësojë mandatin e Kombeve të Bashkuara për praninë ushtarake amerikane në Irak, i cili skadon më 31 dhjetor.

Marrëveshja kërkon gjithashtu që forcat amerikane të tërhiqen nga qytetet irakiane deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm si një masë e brëndshme. Në bazë të së njëjtës marrëveshje, Iraku do të ketë të drejtën të mbikqyrë forcat amerikane të dislokuara atje. (ze)

XS
SM
MD
LG