Lidhje

Forcat indiane marrin nën kontroll hotelin Oberoi


Forcat indiane të rendit thonë se kanë shënuar përparim kundër elementëve të fundit të ekstremistëve islamikë të armatosur rëndë që organizuan një sërë sulmesh në qytetin Bombei.

Forcat e rendit njoftuan të premten se morrën nën kontroll hotelin Oberoi-Trident, duke vrarë dy ekstremistë brenda tij dhe duke liruar pengjet që kishin mbetur në ndërtesë që nga e mërkuara, kur filloi sulmi.

Por ndërkohë në hotelin Taxh Mahal dhe në ndërtesën që i përket një grupi hebre, policia ende po përpiqet të verë gjendjen nën kontroll. Besohet se ekstremistët vazhdojnë të mbajnë pengje brenda të dy objekteve.

Të mërkurën grupe ekstremiste organizuan sulme të bashkërenduara ndaj disa objekteve në qytetin Bombei. Mbi 140 persona janë vrarë dhe mbi 300 janë plagosur. Mes viktimave ka policë dhe shtetas të huaj. Autoritetet thonë se të paktën 7 ekstremistë janë vrarë dhe disa të tjerë janë kapur, përfshirë 3 persona që dyshohet se i përkasin grupit ekstremist me bazë në Pakistan Lashkar-e-Taiba.//rd//

XS
SM
MD
LG