Lidhje

Ramush Haradinaj rizgjidhet kryetar i AAK-së


Udhëheqës politikë të institucioneve dhe partive politike të Kosovës thanë sot se vendi po përballet me sfida në periudhën e ri konfigurimit të pranisë civile ndërkombëtare. Gjatë punimeve të Kuvendit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ata bënë thirrje për ruajtjen e partneritetit me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Ramush Haradinaj u rizgjodh kryetar i kësaj partie në të cilën sot është anëtarësuar edhe publicisti i njohur Blerim Shala, ndërsa ish zëvendës shefi i UNMIK-ut Stiven Shuk ka marrë postin e këshilltarit politik.//ii

XS
SM
MD
LG