Lidhje

Mali i Zi  shpreson të marrë statusin e kandidatit për në BE


Kryeministri malazez Milo Gjukanoviç thotë se vendi i tij shpreson të arrijë një marrëveshje me Bashkimin Evropian për të siguruar statusin e kandidatit në këtë organizatë para fundit të vitit.

Zoti Gjukanoviç shprehu besimin se bisedimet që do të mbajë këtë muaj me Francën që është kryetare e radhës e BE-së do t’i hapë rrugën kërkesës zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Më 1 janar Çekia merr kryesinë e radhës së organizatës.

Ish-republika jugosllave që shpalli pavarësinë në vitin 2006, nënshkroi marrëveshjen e stabilizim asociimit vitin e kaluar. //rd//

XS
SM
MD
LG