Lidhje

Profil i kandidatit Bill Riçardson


Guvernatori i Nju Meksikos Bill Riçardson ka qenë anëtar i Kongresit, ka ndërmjetësuar për lirimin e amerikanëve në zona të rrezikshme dhe ka shërbyer si zyrtar i nivelit të lartë në administratën e ish-Presidentit Bill Klinton.

61 vjeçari ishte një nga rivalët e Barak Obamës në garën për kandidatin presidencial në Partinë Demokrate. Ai shpresonte të bëhej presidenti i parë hispanik i Shteteve të Bashkuara, por u tërhoq nga gara në janar pasi doli i katërti në dy gara paraprake. Ai më pas mbështeti zotin Obama megjithëse ishte mik i ish-Presidentit Klinton dhe senatores Klinton e cila në atë kohë ishte ende në garë.

Riçardson u zgjodh guvernator i shtetit jugperëndimor të Nju Meksikos në vitin 2002. Më parë, ai kishte shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në OKB dhe sekretar i energjisë në administratën e ish-Presidentit Klinton. Ai përfaqësoi Nju Meksikon në Kongres për 15 vjet.

Zoti Riçardson ka shërbyer si emisar në shumë misione ndërkombëtare delikate. Ai negocioi një armëpushim në Sudan dhe realizoi me sukses lirimin e pengjeve, ushtarëve dhe të burgosurve në Irak, Korenë e Veriut, Kubë dhe Sudan.

Zoti Riçardson u lind në Kaliforni dhe u rrit në qytetin e Meksikos në një familje ku përziheshin kultura amerikane me atë meksikane.

XS
SM
MD
LG