Trenat e vegjël gjinden në çdo anë: lart, nëpër tunele, duke ardhur e duke shkuar, duke gumëzhitur në çdo anë. Ndërtesat, së bashku me peizazhet janë mbuluar nga bimët. Zonja Holly Shimizu është drejtoresha e Kopshtit Botanik.
“Në të gjithë kopshtin ne kemi 7 trena të ndryshëm. Ata funksionojnë me energji elektrike dhe kalojnë nëpër këtë botë të përrallave që ofron shumë befasi për fëmijët ”.
Kjo është periudha më e zënë e vitit për kopshtin botanik, pasi ai vizitohet nga rreth 200 mijë njerëz. Zakonisht, kjo ekspozitë i kushtohet fëmijëve. Georgia Hoffen është 9 vjeç dhe vjen nga Australia. Ajo ndodhet këtu me familjën e saj.
“Më pëlqen shumë!”
Zonja Shimizu thotë se arkitekti dhe koleksionisti i trenave Paul Bossi është projektuesi i këtyre pamjeve nga bota e përrallave.
“ Ne i dhamë atij si temë femijët dhe u munduam që të mos kërkojmë gjëra shumë të drejtëpërdrejta, por shumë nga këto personazhe dhe peizashe i takojnë botës së përrallave të njohura për fëmijët amerikanë. Kjo këtu psh, është një gruaja e moshuar trupvogël, që jeton në këpucë...
Ky këtu është një personazh tjetër i njohur, Rapunceli, duke lëshuar flokët e saj të gjatë e të verdhë. Po ashtu, trenat e fëmijëve kur lëvizin ndeshin në personazhe të frikshme si Gremlin! i shikoni ?
“Është gremlin!”
Sofies dhe babai të saj Philip Bender i pëlqen më shumë treni në formë krimbi.
“ Ne kemi pasur rastin të vizitojmë edhe ekspozita të tjera të tilla, por me të vertetë kjo është ekspozita me e bukur që kemi parë. Unë mendoj se kjo ekspozitë përveq vlerave artistike ve në pah edhe bukuritë e natyrës.”
Në fshatin e Santës nga një përrall tjetër e njohur, në shtëpitë e ndihmësve të tij ka plot kunguj dhe këpurdha.
Fëmijët janë të mahnitur.
Këtu, maketet e ndërtesave më të njohura të Uashingtonit, si psh. ndërtesa e Kongresit, janë ndërtuar prej bimësh.
Në këtë
mënyrë , kopshti botanik , u ngjall ndjenja të këndshme dhe u sjell buzëqeshjen në buzë njerëzve të të gjitha
moshave, vendeve dhe besimeve fetare. //rd//