Lidhje

Arrestohen dy indianë në lidhje me sulmin në Bombei


Policia indiane ka arrestuar dy burra indianë nën akuzën se ata ndihmuan përsonat e armatosur që ishin përgjegjës për sulmet e përgjakshme në Bombei. Këta burra janë ndër të parët të cilët u arrestuan që nga përfundimi i rrethimit 60 orësh ku u vranë 171 njerëz duke përfshirë edhe 9 nga sulmuesit, në kryeqytetin e financave të Indisë javën e kaluar.

Policia tha sot se dy të dyshuarit ishin arrestuar nën akuzën për komplot dhe mashtrime të premtën në pjesën lindore të Kalkutës. Ata akuzohen për përdorim të identiteteve të përsonave të vdekur për të blerë karta për celular të cilat më vonë u përdorën nga personat e armatosur.

Nuk është e qartë në se ata ishin në dijeni për komplotin terrorist ose se si ato karta për celular u ishin dhënë përsonave të armatosur. India fajëson grupin terrorist nga Pakistani, Lashkar-e-Taiba, për këto sulme. //rd//

XS
SM
MD
LG