Lidhje

Prokuroria e Përgjithshme bën publike akuzat kundër ministrit Basha


Në Shqipëri Prokuorira e Përgjithshme bëri sot publike zyrtarisht akuzat ndaj ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha në përfundim të hetimeve për ndërtimin e segmentit Rrëshen Kalimash, pjesë e rrugës Durrës Kukës.

Ministri Basha si dhe zoti Andi Toma, ish drejtor Juridik në ministrinë e Trasporteve akuzohen për shpërdorim të detyrës në bashkëpunim dhe shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, akuza të cilat kanë të bëjnë me procedurat e negocimit të kontratës së punimeve me firmën Bechtel Enka dhe me procedurat e ndjekura për përzgjedhjen e shoqërisë konsulente. Sipas dosjes që Prokuoria ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë për shkak të shkeljeve kompania Bechtel Enka është favorizuar në mënyrë të paligjshme për një shumë prej 114 milion euro e cila konsiderohet si dëm ekonomik shkaktuar shtetit.

Gjykata e lartë do të vendosë të premten për trupin gjykues që do të marrë në shqyrtim këtë cështje. Deri më tani Ministri Basha ka deklaruar mëse njëherë se ka vepruar në respekt të plotë të ligjit dhe se akuzat e tij janë tërësiht politike.//rd//

XS
SM
MD
LG