Lidhje

Ditë e përgjakshme në Kirkuk


Presidenti i Irakut Xhalal Talabani, dënoi sulmin e sotëm në një restorant të Kirkukut, që la të paktën 55 viktima.

Presidenti Talabani i bëri komentet pak pas shpërthimit, gjatë vizitës që ishte duke bërë në këtë qytet. Shpërthimi i sotëm ishte një nga më vdekje prurësit në muajt e fundit. Bomba shpërtheu në restorantin Abdullah, rreth 10 kilometra në veri të Kirkukut. Shefi i policisë të këtij qyteti i tha Zërit të Amerikës se, veç 55 të vrarëve janë plagosur mbi 100 persona.

Autoritetet thanë se restoranti ishte i mbushur më shumë se zakonisht pasi sot është dita e fundit e festës së Kurban Bajramit dhe shumë njerëz ishin mblidhen për të festuar. Njoftimet bëjnë të ditur se në restorant kishte shumë zyrtarë qeveritarë.

Kirkuku është zonë etnikish e përzier, dhe vendi i një popullësie të madhe kurde. Fraksione të ndryshme luftojnë për kontrollin e qytetit për shkak të rezerva të mëdha të naftës. //rd//

XS
SM
MD
LG