Lidhje

Shtëpia e shkrimtarit amerikan Folkner mirëpret vizitorët


Gjatë jetës së tij, Uilliam Folkner konsiderohej një nga shkrimtarët më me influencë të vendit, edhe pse krijimtaria e tij lidhet me një rajon të vogël të jugut amerikan, vendlindjes së tij Misisipi. Shumë nga romanet e tij kanë të bëjnë me dhunën dhe paragjykimet më jug gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të.

Por vendi ku ai shkruante ishte një shtëpi e qetë në pyll që edhe sot duket mjaft larg zhurmës dhe konflikteve. Ai e quajti atë Rowan Oak, sipas një peme në Skoci që ishte simbol i sigurisë dhe qetësisë. Ai jetoi aty nga viti 1930 deri në vitin 1962. Prej këtëj, Folkner vëzhgonte atë që ai e quante “bota e tij” një zonë e vogël në verilindje të Misisipit, ku ai gjente frymëzimin.

Uilliam Grifith është kurator në këtë që tani njihet si Muzeumi Rowan Oak i William Faulkner-it, pronë e Universitetit të Mississippit.

“Ai ishte në fakt shkrimtari i parë që shkruajti për Jugun modern, madje që shkeli kodet e vjetra kufizuese kundër zezakëve, ai shkruajti për Jugun modern, një Jug që po kaplitej mes zhvillimit modern dhe traditave të së kaluarës”.

Romane si "The Sound and the Fury" përshkruanin mosfunksionimin e familjeve të jugut në një rajon të rrënuar. Faulkner punoi edhe në Hollivud, ku shkruajti skenarë filmash duke përdorur këtë makinë shkimi që e merrte me vete.

Ai ishte skenaristi i filmave të famshëm si "The Big Sleep" dhe "To Have and To Have Not", me aktorët Hamfri Bogart dhe Loren Bakall. Pasi u kthye në Rowan Oak, ai shkruajti romanin "A Fable", për të cilin fitoi çmimin Pulitzer.

Një nga romanet më të fuqishme të Faulkner-it është "Light in August". Personazhi kryesor është një burrë i bardhë, i cili beson se ka gjak afrikano-amerikan në venat e tij. Në këtë libër, Folneri hedh dritë mbi ndarjet raciale në jug, shumë vite para lëvizjes për të Drejtat Civile. Profesori i Universitetit të Mississippi-t, Ted Ounbi, thotë se romani i Folknerit tregonte absurditetin e racizmit.

“Ky nuk është një roman bardh e zi, ai është një libër për realitetin që duhet të njohin njerëzit, për një shoqëri që mendon se gjithsekush duhet mbajë vendin e tij në grupin racial që i takon.Kjo është një mënyrë e sofistikuar për të shturar pyetjen: ‘Çfarë do të thotë racë?’”

Profesor Ounbi thotë se romanet e Faulknerit ruajnë edhe sot vlera njohëse për lexuesit sepse ngjarjet që trajtohen në to i tejkalojnë kohën dhe vendet. “Ato kanë të bëjnë me klasën, gjininë, seksualitetin, të ardhmen, e tema të tjera, që janë pjesë e pyetjeve reale, interesante dhe komplekse që shtron Faulkneri”.Në vitin 1950, Folkneri fitoi Çmimin Nobel në Letërsi.

Në fjalimin e rastit, që mbetet ende i famshëm ai tha: “Njeriu jo vetëm do të mbijetojë, por ai do të triumfojë”. Kjo është një shprehje mjaft optimiste nga shkrimtari që shëtiste përmes pyllit në Rowan Oak dhe që shpesh analizonte anën e errët të shpirtit njerëzor.//kk//

XS
SM
MD
LG