Presidenti i zgjedhur Barak Obama deklaroi emërimet e tij për postet e sekretarëve të bujqësisë dhe të parqeve, dy njerëz për të cilët ai thotë se janë në gjendje të përballojnë sfidat e energjisë dhe burimeve natyrore të vendit.
Gjatë një konference shtypi sot në Çikago, zoti Obama prezantoi ish-guvernatorin e Ajuas Tom Vilsak si personin e zgjedhur prej tij për të drejtuar Departamentin e Bujqësisë. Vilsak është një avokat i zhvillimit të burimeve të energjisë alternative.
Presidenti i zgjedhur emëroi senatorin demokrat Ken Salazar për të drejtuar Departamentin e Parqeve, që menaxhon territoret që janë pronë federale. (ze)