Lidhje

Marrëveshje bashkëpunimi SHBA-Ukrainë


Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs dhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës Volodymir Oryzko nënshkruan dje një marrëveshje për përforcimion e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sekretarja e shtetit Rajs u tha gazetarëvenë Departametin e Shtetit se karta SHBA-Ukrainë mbi Partneritetin Strategjik, përfshin bashkëpunimin në fusha si tregëtia, ekonomia, mbrojtja, energjia, siguria dhe kultura. Zonja Rajs theksoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Oryzko e cilësoi marrëveshjen si kulmin e një viti zhvillimesh intensive në marrëdhëniet dypalëshe. Ai tha se kjo marrëveshje do të ndihmojë në përcaktimin e marrëdhënieve në të ardhmen mes dy vendeve.

Më parë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Shan Mekormek, tha se Shtete e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e hapjes së një misioni të vogël diplomatik në qytetin ukrainas Simferopol në gadishullin e Krimesë.

Më parë gjatë ditës, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino u tha gazetarëve se mbështetja amerikane për qeverinë demokratike të Ukrainës është tashmë e ditur.

Mbrëmë, Ministri i Jashtëm Oryzko u takua me bashkëkombas të tij që jetojnë në Amerikë, në ambasadën e Ukrainës. Dje paradite, ai vendosi lule në monumentin e poetit të famshëm ukrainas të shekullit të 19 Taras Shevçenko, monument i vendosur në Uashington. (ze)

XS
SM
MD
LG