Lidhje

Putin: Epoka e gazit të lirë natyror drejt fundit


Kryeminsitri rus, Vlladimir Putin paralajmëroi se epoka e gazit të lirë natyror po përfundon, sepse investimet prej miliarda dollarësh nevojiten për të zhvilluar industrinë.

Duke folur në Moskë gjatë një takimi të Forumit të vendeve që eksportojnë gaz natyror, kryeminsitri rus, Putin tha se gazi natyror i lëngëzuar është bërë një biznes i gjerë global, që kërkon ndërtimin e objekteve të tjera për lëngëzimin e tij e posaçërisht stacione për transferimin e pajisjeve. Ai tha se fushat ekzistuese të gazit po boshatisen dhe fushat e tjera që mendohet të kenë rezerva gazi, janë edhe më larg nga qëndrat kryesore të konsumit. Dhe si pasojë, tha zoti Putin shpenzimet për kërkime, nxjerrjen dhe transportin e gazit po shtohen.

Zoti Putin tha se kjo do të thotë se megjithë problemet e njohura financiare globale dhe gjendjes së rëndë ekonomike dhe megjithëse çmimet e naftës kanë rënë edhe më tej, epokës së çmimeve të lira të energjisë po i vjen fundi.

Natalia Milchakova, analiste për gazin dhe naftën pranë korporatës financiare Otkrytia në Moskë i tha Zërit të Amerikës se prodhuesit e gazit nuk munden tani t’i kontrollojnë çmimet ashtu siç i kontrollon OPEK-u, sepse meknizmat e çmimit për burimet e energjisë janë të ndërlidhura me mënyrën e dërgimit të tyre. Gazi, tha ajo sot dërgohet më së shumti nepërmjet tubacioneve të bazuara në kontrata me afat të gjatë, kurse nafta dërgohet me anije dhe mund të ruhet, për të rritur çmimet. Por zonjusha Milchakova tha se lëngëzimi bën që edhe gazi të tranportohet si nafta, gjë që mund ta ndryshojë situatën.

Analistja Milchakova thotë se ajo nuk e përjashton mundësinë, që vendet që eksportojnë gaz natyror munden disi të ndikojnë në tregjet e pajisjeve dhe kështu edhe tek çmimet , por vë në dukje se kjo gjë nuk mund të ndodhë në një të ardhme të afërt. Ndërkohë, Moska vazhdon të kërcënojë Ukrainën se do t’ia ndërpresë gazin në 1 janar, nëse Kjevi nuk paguan plotësisht borxhin prej 2 miliardë dollarësh.

Ky është viti i tretë me radhë që Rusia ngre çështjen e borxhit të Ukrainës në kulmin e dimrit. Shumica e eksportit të gazit rus për në vendet e Evropës Perëndimore kalon nepër tubacionet e vendosura në Ukrainë. Kryetari i kompanisë ruse të energjisë, Gazprom, dhe zëvendës-kryeministri i parë, Viktor Zubkov nuk e përjashtoi mundësinë e ndërprerjes së furnizimit të gazit për në Evropë, nëse Rusia dhe Ukraina nuk e zgjidhin konfliktin mes tyre. //ad//

XS
SM
MD
LG