Lidhje

Rusia pret takim të shpejtë me Presidentin e zgjedhur Obama


Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë janë të tendosura për momentin lidhur me një numër çëshjesh, përfshirë zgjerimin e NATO-s, propozimin amerikan për vendosjen e një sistemi për mbrojtjen nga raketat në qendër të Evropës dhe sulmin rus kundër Gjeorgjisë në fillim të këtij viti.

Presidenti i zgjedhur, Barak Obama, do të merret me këto çështje që ndajnë Uashingtonin dhe Moskën, kur të fillojë punën në janar. Rusia është duke mbajtur një qendrim sfidues ndaj Uashingtonit, por duket e predispozuar për një takim të shpejtë me zotin Obama.

Një ditë pas fitores historike të zotit Obama dhe festimeve nëpër botë, Presidenti rus, Dmitri Medvedev, mbajti një qendrim tjetër.

Në një fjalim të rëndësishëm, ai jo vetëm që nuk i kushtoi rëndësi fitores së zotit Obama, por madje kërcënoi se do të vendoste raketa me rreze të shkurtër veprimi në Kaliningrad, pranë Polonisë dhe Lituanisë, duke iu kundërvënë planit amerikan për sistemin mbrojtës nga raketat në Evropën Qendrore. Uashingtoni këmbëngul se sistemi ka si objektiv Iranin dhe jo Rusinë.

Rusia ka dërguar gjithashtu anije të marinës së saj në Hemisferën Perëndimore për manovra të përbashkëta me Venezuelën, për një vizitë në Kubë dhe për kalimin e një anieje luftarake në Kanalin e Panamasë.

Por me gjithë qendrimin sfidues ndaj Uashingtonit, Presidenti Medvedev duket se pret me padurim të takohet me homologun e tij të ri amerikan.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme mbajtja e këtij takimi dhe sa më parë që të jetë e mundur. Dhe për këtë ne kemi të njejtin mendim me presidentin e zgjedhur Obama, që takimi të zhvillohet pa vonesë dhe pa parakushte”.

Zoti Obama mer presidencën në një kohë kur Amerika është e angazhuar në dy luftëra dhe po kalon nëpër krizën më të rëndë ekonomike që nga Depresioni i Madh në vitet 30-të.

Analisti i pavarur politik rus, Aleksander Konovalov, thotë se Rusia nuk ka të ngjarë të jetë një nga përparësitë kryesore të Shteteve të Bashkuara.

"Mendoj se përparësistë e Obamës do të jenë në këtë radhë: ekonomia, ekonomia dhe përsëri ekonomi, Iraku, Iraku dhe përsëri Iraku, si dhe Afganistan, Afganistani dhe përsëri Afganistani. Pastaj ai do të ketë këhë të mendojë dhe të bëjë diçka për Rusinë”.

Zoti Obama tha në fillim të dhjetorit se administata e tij do të bashkëpunojë me Moskën kurdoherë që të jetë e mundur dhe përmendi si çështje mospërhapjen e armëve bërthamore dhe përpjekjet e përbashkëta kundër terrorizmit. Por zoti Obama i dërgoi edhe një mesazh të qartë Rusisë që të mos jetë prepotente në raport me Gjeorgjinë dhe vendet e tjera fqinje të saj.

Por Viktor Kremeniuk, zv/drejtor i Institutit Amerikano-Kanadez në Moskë, thotë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mund të bashkëpunojnë për shumë çështje megjithë mosmarrëveshjet që kanë.

"Këto përfshijnë jo vetëm problemet fianciare dhe mospërhapjen e armëve bërthamore, por edhe ndryshimet klimatike, energjinë dhe një sërë çështjesh të tjera të komplikuara që duhen trajtuar sëbashu”.


Presidenti i zgjedhur Obama, nuk ka folur me hollësi për politikën ndaj Rusisë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara kanë vetëm një President në çdo kohë. Megjithëse udhëheqësit e Kremlinit nuk morrën pjesë në festimet ndërkombëtare për fitoren historike të zotit Obama, ata presin që të jenë mes të parëve që do të takohen me të pas inagurimit. //iç//

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG