Lidhje

Ushtria e Pakistanit nis trupa në drejtim të Indisë


Zyrtarë pakistanezë thanë se ushtria e Pakistanit ka nisur trupa në drejtim të Indisë pas tensioneve me Nju Delhin lidhur me sulmet terroriste të muajit të kaluar në Bombei.

Dëshmitarët thonë se qindra trupa po lëvizin për në lindje nga kufiri në veriperendim me Afganistanin, ku më parë ushtarët luftonin kundër Al-Kaidës dhe militantëve të Talibanit.

Një zyrtar i lartë i sigurisë, që kërkoi të mos identifikohej, tha se “një numër i kufizuar trupash”, që nuk merrnin pjesë në operacione, janë tërhequr nga zonat e thalla malore në kufirin perëndimor.

Më parë, zyrtarë të mbrojtjes thanë se ushtria ka anuluar pushimet e ushtarëve dhe u ka dhënë urdhër ushtrisë dhe forcave ajrore që të jenë në gatishmëri të lartë.

Ndërkaq, Ministri indian i Punëve të Jashtme, Pranab Mukherjee, u tha gazetarëve në në Nju Deli se Pakistani po përpiqet të “largojë vemendjen” nga grupet ekstremiste si Lashkar-e-Taiba, të cilin India e akuzon për sulmet në Bombei.

Ministria e Jashtme e Indisë i këshilloi sot qytetarët indianë që të mos udhëtojnë dhe të mos qendrojnë në Pakistan, ndërkohë që shtohen tensionet mes dy vendeve. //iç//

XS
SM
MD
LG