Lidhje

Bota reagon ndaj dhunës në Gazë


Njerëzit kudo në botë, kanë reaguar me shqetësim për dhunën në Gazë. Sot Papa Benedikti u lut që t'i jepet fund dhunës në tokën ku ka lindur Jezusi, që të krishterët besojnë se ishte biri i Zotit.

SHBA fajësuan Hamasin për prishjen e armëpushimit dhe bënë thirrje për rivendosjen sërish të marrëveshjes. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Gordon Xhondroe tha se është krejtësisht e paparanueshme për Hamasin që të hedhë raketa ndaj Izraelit pas armëpushimit që zgjati për 6 muaj. Vendet myslimane dënuan Izraelin për sulmet.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei urdhëroi myslimanët sot që të mbrojnë palestinezët nga sulmet e Izraelit. Ai gjithashtu dënoi disa qeveri arabe për "nxitje të heshtjes", për sulmet në Gazë. Lidhja Arabe ka planifikuar një takim urgjent për sot, për të diskutuar rreth situatës.//lk

XS
SM
MD
LG