Lidhje

Kosova gjatë vitit 2008


2008 ishte viti i pavarësisë për Kosovën. Më 17 shkurt, pas gati 9 vitesh nën administrimin e OKB-së, parlamenti shpalli pavarësinë dhe Kosova u bë shteti më i ri në botë.

Pavarësia është njohur deri tani nga 53 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian. Por ajo u kundërshtua nga Beogradi i mbështetur nga Rusia. Kjo bëri që gjatë tërë vitit të zhvilloheshin debate, shpesh herë të ashpra, për rrugën e ristrukturimit të pranisë civile ndërkombëtare.

10 muaj pas pavarësisë, EULEX-i, mes polemikave të shumta, filloi të shtrihet në Kosovë, ndërkohë që vendi ndeshet tani me sfidën e vështirë të zhvillimit ekonomik.

XS
SM
MD
LG