Lidhje

Mitrovicë: plagoset një serb, arrestohen dy shqiptarë


Zyrtarë të policisë në Kosovë thanë se një serb është plagosur në një incident në veri të qytetit të ndarë të Mitrovicës. Një zëdhënës i policisë tha se dy shqiptarë janë arrestuar në lidhje me incidentin i cili ka ndodhur në një lagje me popullsi të përzier.

Incidenti është pasuar me tensione të larta dhe grupe serbësh kanë djegur disa objekte, pronë e shqiptarëve në këtë lagje.

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it dhe policia po bëjnë përpjekje për të rivendosur qetësinë në këtë zonë tradicionalisht me tensione të larta.

Veriu i Kosovës i banuar me shumicë serbe është skenë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së vendit, ndërsa që nga përfundimi i luftës Mitrovica vazhdon të jetë e ndarë. //ii

XS
SM
MD
LG