Lidhje

Avionët izrelitë kryejnë sulme të reja kundër Hamasit


Avionët izrelitë edhe sot kryen sulme ndaj objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës, duke hyrë kështu në javën e dytë të sulmeve. Gjatë sulmeve të sotme u vra një komandant i Hamasit, i dyti zyrtar i lartë i grupit militant që vritet gjatë konfliktit. Abu Zakaria, al Xhalam, u vra gjatë një sulmi në lagjen Al Shujajaj, në lindje të Qytetit të Gazës. Dëshmitarët thanë se artileria izraelite qëlloi sot me predha Rripin Gazës, i pari sulm me artileri që nga fillimi i ofensivës. Ushtria izraelite nuk pranoi të komentonte lidhur me këtë operacion. Radio izraelite citoi një zëdhënës të Hamasit të ketë thënë se militantët zbuluan një përpjekje të ushtarëve izarlitë për të hyrë në Rripin e Gazës. Sipas njoftimit, ushtarët izraelitë u tërhoqën pasi u vunë në objektivin e moratajave të Hamasit. Mijëra trupa izraelite dhe tanke janë grumbulluar në kufirin e Gazës, në pritje të urdhërave për hyjrne e trupave tokësore në Gazë.

XS
SM
MD
LG