Lidhje

Dëbora krijon probleme në veri të Shqipërisë


Në të gjithë zonën veriore të Shqipërisë, edhe sot situata ka qenë e rënduar, për shkak të borës që vazhdon të bjerë. Përveç bllokimit të komunave malore, probleme janë krijuar edhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Ndërmarrjet e mirëmbajtjes së rrugëve, po bëjnë përpjekje për të mbajtur të hapur rrugën që lidh pikëkalimin kufitar të Morinit, me pjesën tjetër të vendit, për të lejuar lëvizjen e imigrantëve në drejtim të portit te Durrësit.

XS
SM
MD
LG