Autoritetet vendase në Kosovë po bëjnë thirrje për shmangien e çdo forme të dhunës dhe mbështetje në përpjekjet për tejkalimin e gjendjes së krijuar në veriun e Mitrovicës, skenë e një varg incidentesh gjatë ditëve të fundit. Forcat e NATO-s dhe EULEX-it kanë shtuar praninë e tyre në atë zonë e cila që nga përfundimi i luftës është shndërruar në simbol të ndarjeve të thella etnike.