Lidhje

Flokët e shkurtëra, modë e re për 2009-tën


Në se doni të keni një pamje tjetër për 2009-ën, atëherë mënyra më dramatike për ta arritur atë janë flokët e shkurtra. Tendencat kryesore të stilistëve për 2009-ën janë kaçurrelat e gjata ose flokët tepër të shkurtër.

Stilisti Hose Eber në sallonin Rodeo Drive në Beverly Hills është i famshëm për prerjet e modës. Ai ka krijuar stile që nga vitet 70 dhe thotë se flokët e shkurtër apo prerja bob mund të jetë kthyer por stilet hip vazhdojnë të jenë në modë.

“Si çdo vit, flokët e ndritshëm janë gjithmonë shumë në modë sido që të jetë modeli. Gratë duan të kopjojnë stilet e Hollivudit. Pra do të shohim në 2009ën prerjet e stilit hip por me shkëlqim”.

Supermodelja Haidi Klum u shfaq në faqen e parë të revistës Instyle me stilin e saj të ri.
Aleksi Xhonson, redaktor i revistës Angeleno thotë se flokët e shkurtër janë shumë në modë për 2009-ën.

Modelet e reja të Xhonsonit janë Viktoria Bekam, Rihana dhe Katie Holmes.

Këngëtarja Llili Allen ishte në modë me stilin e ri në ceremoninë e fundit të çmimeve në Londër.

Në se nuk të pëlqen modeli i ri mund ta ndryshosh atë me zgjatime flokësh.

Por zgjatimet e tepërta mund të shtojnë presionin mbi skalpin që rezulton në dhimbje koke dhe dobësim të flokëve natyralë.

Cesare Safieh është specialist për zgjatimin artificial të flokëve në salonin Hot Heads në Pasadena.

Ai thotë se tendenca për vitin 2009 janë aplikimi lazer që është më i shpejtë dhe përdor të ashtuquajturën termo plastikën dhe është më pak i dëmshëm sesa ngjitësi.
Klientja Mishell Blemer thotë se do një luk më të plotë.

Zgjatja e flokëve me lazer kushton nga 1,500 dollarë në varësi të sallonit.

Zgjatimet me flokë natyralë mund të ngjyrosen dhe të bëhen kaçurrela por jo ato sintetike. Kështu që në se vendosni ti lini flokët e gjata si Hajden Penetier apo të kopjoni stilin e Hajden, Kejti dhe Viktorias për 2009-ën, flokët mbeten aksesori më i rëndësishëm i femrave. (ze)

XS
SM
MD
LG